Nuk besoj se do t’iu kishte pëlqyer Britania e Madhe në një moment zemërimi, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson në një mesazh drejtuar Bashkimit Europian.
Duke iu referuar “Hulkut të Pabesueshëm” një nga heronjtë më të njohur të prodhuar në studion e filmave fiction “Marvel”, kryeministri britanik e krahasoi daljen e planifikuar të vendit të tij nga BE-ja, muajin tjetër me aftësinë e superheroit për të shpërthyer zinxhirët.
“ Sa më shumë të çmendet Hulk, aq më i fortë bëhet ai”, deklaroi sot Johnson për të përditshmen britanike “Mail Online”.
“Hulk ia ka dalë gjithmonë të shpëtojë, sado fort i lidhur të ishte, dhe ky është rasti tipik i këtij vendi. Ne do të dalim nga unioni më 31 tetor duke i shkuar deri në fund vendimit tonë”, tha Johnson.
Johnson është zotuar se do t’i përmbahet afatit të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, megjithëse nuk ka ndonjë marrëveshje për momentin që të rregullojë daljen e vendit të tij.
Shqetësimet janë ngritur lidhur me një skenar pa marrëveshje që do të dëmtonte ekonomitë e të dy palëve dhe do të minonte një proces të brishtë paqeje në Irlandën e Verut, një territor i Mbretërisë së Bashkuar duke çuar në vendosjen e një kufiri të vështirë me fqinjin e saj jugor të BE-së , Republikën e Irlandës./