Johnson dhe Merkel bien dakord mbi nevojën për bashkëpunim global në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik,  Boris Johnson dhe kancelarja gjermane,  Angela Merkel kanë rënë dakord mbi nevojën e bashkëpunimit global për Afganistanin.

Gjatë një telefonate të  realizuar sot në  mëngjes, ata e panë si nevojë urgjente bashkëpunimin për të evakuuar shtetasit e huaj dhe të tjerët nga Afganistani.

“Ata ranë dakord se bashkëpunimi global ishte vendimtar, si për nevojën urgjente për të evakuuar shtetasit e huaj dhe të tjerët nga Afganistani, ashtu edhe për rëndësinë afatgjatë të parandalimit të një krize humanitare në vend dhe rajon,” tha një zëdhënës i Downing Street.

Johnson theksoi gjithashtu se “çdo qeveri e ardhshme talebane në Afganistan” duhet të pajtohet me standardet e përbashkëta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që mbahen nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kryeministri përshkroi synimin e tij për të thirrur udhëheqësit e G7 për një takim virtual për të diskutuar këtë në rastin e  parë,” shtoi zëdhënësi.

Share This Article