Johnson: Do të jetë një Krishtlindje e trazuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe ka regjistruar pothuajse 13 mijë infeksione të reja dhe 49 vdekje nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve është mbi 480 mijë që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vdekjet deri më tani janë më shumë se 42,300.

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se këto Krishtlindje nuk do të jenë si herët e tjera, por të trazuara.

Intervistuar nga BBC Johnson tha: “Unë e kuptoj lodhjen që ndiejnë njerëzit. Qytetarët janë të zemëruar me mua dhe ata janë të zemëruar me qeverinë. Unë duhet t’ju them, me të drejtë, se do shqetësohen deri në Krishtlindje, mund të jetë edhe më tej. Por kjo është mënyra e vetme për ta bërë këtë”.

E gjithë bota është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë. Shifrat e infektimit po rriten në të gjitha vendet  e botës dhe qeveritë po marrin masa për parandalimin e shtimit të rasteve të infektimeve.

Share This Article