Johnson do të përballet me pritje të ashpëra në Parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Boris Johnson do të përballet sot me një pritje armiqësore dhe më shumë kërkesa për të dhënë dorëheqje, ndërsa parlamenti rifillon punimet pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Britanisë së Madhe e cila e gjykoi të paligjshme pezullimin e tij.

Johnson injoroi thirrjet e menjëhershme për të dhënë dorëheqje pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se nuk pajtohet me këtë gjykim.

Ai ishte shprehur se dëshironte të pezullonte parlamentin deri më datë 14 tetor për t’i hapur rrugën një programi të ri pune të qeverisë në një seancë të re të parlamentit.

Kundërshtarët e akuzuan se po kërkonte të kufizonte shqyrtimin e planeve të tij që Britania e Madhe të largohet nga BE, me ose pa marrëveshje, më datë 31 tetor.

Gjykata vendosi se kërkesa e Johnson drejtuar mbretëreshës Elizabeth II për të ndaluar punimet ose pezulluar parlamentin ishte e paligjshme, e pavlefshme dhe pa efekt.

Share This Article