Johnson e përshëndet tejkalimin e krizës politike në Irlandën e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson vlerësoi sot kompromiset e unionistëve dhe republikanëve në Irlandën e Veriut, që shënojnë fundin e tre viteve paralizë politike.

“Dua thjesht të them se sa mirënjohës u jam partive, të gjithë personave këtu në Irlandën e Veriut, për mënyrën se si ata arritën në kompromise”, tha Johnson, pas takimit me kryeministren e re unioniste, Arlene Foster dhe zëvendëskryeministren republikane, Michelle O’Neill.

Institucionet politike të Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas një marrëveshjes së arritur midis unionistëve dhe republikanëve, për të rivendosur qeverisjen e përbashkët, e cila mungonte në provincën britanike që nga rënia e qeverisë pas një skandali politiko-financiar në vitin 2017.

Share This Article