Johnson: Ende e paqartë nëse stuhia e virusit të Evropës do të prekë Britaninë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson foli sot gjatë një konference për shtyp ku u shpreh se “është ende e paqartë se si vala e re e covidit në Europë, do mund të prekë edhe brigjet tona”, sipas “The Guardian”.

“Duke iu kthyer Covid-it, dua t’ju informoj për të dhënat e fundit, në veçanti, për këto re stuhie që po mblidhen mbi kontinent.  Një valë e re e Covid-it ka përfshirë në mënyrë të vazhdueshme Europën Qendrore dhe tani po prek fqinjët tanë më të afërt në Europën Perëndimore.

Miqtë tanë në kontinent janë detyruar të përgjigjen me shkallë të ndryshme kufizimesh të reja, nga izolimet e plota, te karantinimi i të pavaksinuarve, te kufizimet në orët e hapjes së bizneseve dhe kufizimet në grumbullimet shoqërore.

Ne nuk e dimë ende shkallën në të cilën kjo valë e re do të përhapet në brigjet tona, por ne nuk mund të lejojmë të jemi të vetëkënaqur. Në të vërtetë ditët e fundit rastet janë shtuar këtu në Britaninë e Madhe, ndaj duhet të jemi vigjilentë. Sepse është një mësim që mund të nxjerrim nga situata aktuale në Europë.

Ato vende me shkallën më të ulët të vaksinimit kanë prirje për një rritje më të mëdha të infeksionit dhe nga ana tjetër janë të detyruar të përgjigjen me masa më të ashpra.

Ndërkohë që ato vende me shkallë më të lartë të vaksinimit kanë ecur më mirë deri më tani.

Kjo tregon edhe një herë se, nëse duam të kontrollojmë epideminë këtu në Britaninë e Madhe dhe nëse duam të shmangim kufizime të reja në jetën tonë të përditshme, të gjithë duhet të vaksinohemi,” tha Johnson në fjalën e tij.

Share This Article