Johnson: Fola me Zelenskiyn, ia kemi bërë të qartë Putinit, Ukraina s’mund të anëtarësohet në NATO së shpejti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se nuk ka asnjë perspektivë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s së shpejti, raporton The Guardian.

I pyetur për deklaratën e djeshme të presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, Johnson tha se e kupton atë.

“Unë fola përsëri me Volodymyrin [Zelenskiy] dje. Dhe ju e dini, sigurisht, unë e kuptoj atë që ai po e thotë për NATO-n dhe realitetin e pozicionit… Dhe të gjithë e kanë thënë gjithmonë, dhe ne ia kemi bërë të qartë Putinit, se nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të anëtarësohet në NATO së shpejti”, tha ai.

“Por vendimi për të ardhmen e Ukrainës duhet të jetë për popullin ukrainas dhe për Volodymyr Zelenskiyn si udhëheqësin e tyre të zgjedhur, dhe ne do ta mbështesim atë”, shtoi Johnson.

Nuk është plotësisht e qartë se cila mund të jetë rëndësia e këtyre fjalëve. Presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron që mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO të përjashtohet përgjithmonë, dhe kështu komenti i Zelenskiyt – të cilin Johnson e ka gjysmë-miratuar këtë mëngjes – mund të jetë një aluzion se negociatat e paqes, të cilat deri më tani kanë qenë të pafrytshme, po shkojnë në një territor më serioz, shkruan Guardian.

Share This Article