Boris Johnson është vërejtur duke vrapuar sebashku me trajnerin personal Harry Jameson brenda Pallatit Mreteror Buckingham.
Pas tejkalimit ne kujdesin intensiv me COVID-19 në fillim të këtij viti, Z. Johnson është vërejtur shpesh herë duke vrapuar, i shoqëruar zakonisht nga ekipi i tij te sigurisë.
Mbretëresha gjithashtu raportohet ti ketë dhënë leje që ai të ushtrohej në tokat e Pallatit Buckingham.
Hulumtimet kanë zbuluar se të qenit i mbipeshe dyfishon rrezikun për të pasur nevojë për trajtim spitalor për koronavirus.
Kryeministri me heret pati deklaruar se qeveria e tij do te nise nje fushate per te ulur numrin e personave mbi-peshe ne Britani.
