Johnson: Frika se s’do ta shihja kurrë djalin më dha forcë që ta mposht virusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se frika që nuk do ta shohë kurrë djalin e porsalindur i dha vullnet në luftën kundër koronavirusit.

Politikani 55-vjeçar qëndroi një javë në spitalin St Thomas të Londrës për shkak të infektimit me koronavirus, përfshirë tri ditë në repartin e kujdesit intensiv. Ai të dielën pranoi se mjekët ishin përgatitur që të njoftonin për vdekjen e tij.

Sidoqoftë, gjatë një interviste për “The Sun”, Johnson tha se gjatë asaj kohe është përqendruar në mendime pozitive për të fejuarën shtatzënë, Carrie Symonds, dhe lindjes së fëmijës së tyre.

“Ne të gjithë kemi shumë gjëra për të cilat duhet të jetojmë, shumë gjëra për të bërë dhe nuk do ta fsheh këtë nga ju, po, kam menduar për këtë”, tha ai.

Djali i tij, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, u lind të mërkurën e kaluar, pak më shumë se dy javë pas lirimit të kryeministrit nga spitali.

Ndryshe, emri i mesëm Nicholas djalit i është vënë në nderim të mjekëve që e trajtuan kryeministrin britanik në spital gjatë luftës me koronavirusin.

Share This Article