Johnson: I tmerruar nga vdekja e 39 personave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se ishte i tmerruar nga vdekja e 39 personave të gjetur sot në një kamion që vinte nga Bullgaria në Grays, në lindje të Londrës.

“Jam i tmerruar nga incidenti tragjik në Essex (…) Shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur jetën dhe për të afërmit e tyre”, shtoi kryeministri britanik, Boris Johnson në një mesazh në Twitter.

Policia britanike njoftoi sot se shërbimet e urgjencës kishin gjetur dhe rikuperuar trupat e 39 personave nga një kontejner, që besohet të ketë mbërritur nga Bullgaria.

Policia e Essexit tha se ka hetuar një raport për një kamion me njerëz brenda në parkun industrial ”Waterglade”, afër qytetit të Grays./ 

Share This Article