Boris Johnson ka vendosur të mos pijë më alkool deri në fund të vitit, raporton e përmbrëmshmja britanike “The Evening Standard”.
Këtë vendim e ka marrë për të treguar solidaritet me bashkëshorten e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe nuk do të ketë mundësi që të konsumojmë pije alkoolike. Por, sipas “Evening Standard” kjo do të jetë një mundësi e mirë për kryeministrin “famëkeq” në konsumin shpeshherë të tepruar të birrave, për të pasur më shumë energji, për të qenë më i fokusuar, për të përmirësuar gjumin dhe për të pasur më shumë energji.
Kjo nuk është hera e parë që Johnson merr një vendim të tillë, pasi në të shkuarën ai ka lënë alkoolin gjatë fushatës kryeministrore të vitit 2019, kur u duk se humbi dhe shumë kile të cilat i ka marrë sërish të gjitha gjatë dy viteve të mandatit të tij.