Johnson kërcënon se do të tërheqë ligjin mbi Brexit-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Boris Johnson kërcënoi sot me tërheqjen nga parlameti të ligjit për aplikimin marrëveshjes së Brexit dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse deputetët refuzojnë të përshpejtojnë miratimin e projektligjit, që do ta vështirësonte ratifikimin e tij deri më 31 tetor.

“Nëse parlamenti refuzon kryerjen e Brexit dhe vendos të shtyjë gjithçka në janar, apo më vonë, projektligji duhet tërhequr dhe ne do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi kryeministri britanik para parlamentit.

Deputetët do të votojnë sot në mbrëmje për kalendarin e miratimit të propozuar nga qeveria, që parashikon miratimin e projektligjit prej 110 faqesh deri të enjten në mbrëmje.

Share This Article