Johnson kërkon falje për mosmbajtjen e maskës gjatë vizitës në spital

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar falje për mosmbajtjen e maskës gjatë një vizite në një spital javën e kaluar.

Johnson deklaroi se, “ai nuk e kishte vendosur maskën për vetëm 30 sekonda gjatë vizitës së tij në Spitalin e Përgjithshëm Hexham më 8 nëntor, duke shtuar se,” e vendosi atë sapo e kuptoi gabimin e tij”.

Kryeministri Johnson u paraqit sot para Komitetit të Ndërlidhjes të Parlamentit, ku u mor në pyetje nga kryetarja e Komisionit të Përzgjedhur të Çështjeve të Brendshme, Yvette Cooper, e cila tha se kryeministri kishte standarde më të larta për të zbatuar ligjin, përfshirë mbajtjen e maskës.

Johnson tha se,” përsa i përket mosmbajtjes së maskës në Spitalin Hexham, mund të them se në të vërtetë, ishin vetëm 30 sekonda që nuk e kisha vendosur maskën. Unë dola nga një dhomë gabimisht dhe nuk e kisha vënë atë. Më pas e vendosa sapo e kuptova se kisha bërë një gabim. Kërkoj falje, pasi shumica e fotove në spital do të tregojnë se, e kam mbajtur maskën gjatë gjithë pjesës së mbetur të vizitës”.

Pas vizitës në Northumberland, në Anglinë verilindore, javën e kaluar, fotografitë tregonin Johnson ndërsa takohej me infermierët e pajisur me maska në spital, duke folur dhe përplasur bërrylat me ta, pavarësisht se ai nuk e kishte fytyrën të mbuluar.

Menjëherë pas kësaj fotoje, kryeministri Johnson vendosi një maskë, të cilën ia kishte dorëzuar një ndihmësi. 

Share This Article