Johnson kërkon falje për mosrealizimin e Brexit-it më 31 tetor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi sot falje për mosrealizimin e Brexit-it më 31 tetor ashtu si kishte premtuar dhe mbështeti marrëveshjen e tij për daljen  nga Bashkimi Europian, e kritikuar nga Donald Trump.

A do t’u kërkonte falje kryeministri anëtarëve të Partisë konservatore që e sollën në pushtet për të mos mbajtur fjalën? Sigurisht, u përgjigj kryemistri britanik për gazetarët që e pyetën në Sky News.

Ardhur në pushtet në muajin gusht duke premtuar Brexit me 31 tetor, Boris Johnson ishte betuar se do të preferonte të ishte i vdekur sesa të kërkonte një shtyrje tjetër të Brexit-it.

Por, atij i është dashur të pranojë gabimin dhe të kërkojë një afat deri më 31 janar, pasi marrëveshja e divorcit e negociuar me Brukselin nuk e kaloi provën e Parlamentit.

Kryeministri shprehu sot keqardhjen e thellë.

Drejtuesi konservator kritikoi gjithashtu presidentin amerikan, Donald Trump, mikun dhe aleatin e tij, i cili theksoi të enjten për radion britanike LBC, se marrëveshja e negociuar me Bashkimin Europian nuk mundësonte arritjen e marrëveshjeve tregtare me Britaninë e Madhe.

“Nuk dëshiroj të denigroj presidentin, por në këtë drejtim ai po bën një gabim të dukshëm. Kushdo që e shikon marrëveshjen tonë mund të konstatojë që kjo është një marrëveshje e shkëlqyeshme”, deklaroi Boris Johnson./ATSH/

Share This Article