Johnson kërkon marrëveshje për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot para presidentit francez, Emmanuel Macron se dëshironte një marrëveshje për Brexit duke shtuar se ishte inkurajuar shumë nga takimi një ditë më pare me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Dëshiroj një marrëveshje”, deklaroi Johnson për shtypin.

“Mendoj që mund të kemi një marrëveshje dhe një marrëveshje të mirë”, shtoi ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi dje për pasojat ekonomike të një Bexit-i pa marrëveshje, para një takimi me Boris Johnson, i cili kërkon një rihapje të negociatave me Bashkimin Europian, por që synon të largohet nga blloku çfarëdo që të ndodhë më 31 tetor.

“’Perspektiva e daljes së shpejtë të Britanisë së Madhe, kombinuar me tensionet tregtare ndërkombëtare na japin ‘dhimbje koke’”, theksoi kancelarja gjermane në një konferencë shtypi mbi aeronautikën në Leipzig, ndërkohë që ekonomia gjermane, ashtu si ajo e gjithë Europës, po përballet me vështirësi./

Share This Article