Johnson kërkon zgjedhje parlamentare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik e ripërsëriti thirrjen e tij për zgjedhje parlamentare të parakohshme në Britaninë e Madhe, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Këshilla e Johnson ndaj mbretëreshës Elizabeth II për të ndërprerë punimet ose pezulluar parlamentin ishte e paligjshme, e pavlefshme dhe nuk ka asnjë efekt”, tha Brenda Hale, kryetare e Gjykatës Supreme, duke shtuar se 11 gjykatësit ishin unanimë në vendimin e tyre.

“Kjo nuk ishte një ndërprerje normale e punimeve dhe parlamenti ndaloi së kryeri rolin e tij”, deklaroi Hale.

Johnson deklaroi se dëshironte të hapte rrugën për një program të ri pune qeverie në një seancë të re të parlamentit.

Kundërshtarët e akuzuan se po kërkonte të kufizonte shqyrtimin e planeve që Britania e Madhe të largohej nga BE, me ose pa marrëveshje, më 31 tetor.

“Parlamenti britanik duhet të rifillojë punën menjëherë dhe Boris Johnson duhet të vlerësojë pozicionin e tij si kryeministër”, deklaroi kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn.

“Gjëja e dukshme për t’u bërë është mbajtja e zgjedhjeve. Jeremy Corbyn shprehet gabim dhe se edhe ai duhet të kërkojë zgjedhje”, u shpreh Johnson para gazetarëve.

Kryeministri nuk pranoi të thoshte nëse do të jepte dorëheqjen dhe nëse e kishte vënë Mbretëreshën në telashe me këtë pezullim të Parlamentit./ATSH/

Share This Article