Johnson kritikohet pse nuk mbajti maskë në samitin e klimës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson është kritikuar për mosmbajtjen e maskës, ndërsa ishte ulur pranë David Attenborough në samitin e klimës në Gasgow.

Ai u akuzua se nuk bëri sa duhet për të mbrojtur thesarin kombëtar, 95 vjeçar, siç cilësohet në Britani, Attenborough.

I pyetur në një intervistë në CNN, pse nuk kishte maskë, kryeministri tha: “Unë kam mbajtur maskë në hapësira të mbyllura me njerëz që nuk i takoj normalisht. Unë mendoj se u takon njerëzve të gjykojnë nëse janë në një distancë të arsyeshme nga dikush dhe nëse janë me dikë që normalisht nuk e takojnë. Kjo është qasja që ne kemi”, raporton abcnews.al

Deputetët konservatorë janë kritikuar vazhdimisht për mosmbajtjen e maskave në dhomën e Commons që kur rregullat në Angli u lehtësuan në korrik.

Share This Article