Boris Johnson është fotografuar duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.
Ish-kryeministri britanik ka qenë për pushime në Republikën Domenikane, gjersa në mëngjes raportohet se ka arritur në Londër pasi i tha një aleati se do të kandidojë për të udhëhequr sërish vendin.
Ai është para i ulur në klasën ekonomike të aeroplanit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.
Johnson dhe familja e tij hipën në aeroplan para të gjithë të tjerëve, dhe sipas korrespondentit të Skynews, pati një “reagim të ashpër” të pasagjerëve të tjerë.
“Ai ishte i veshur me kostume dhe i zhytur në mendime”, njofton mediumi britanik.
Ndryshe, për të pasur mundësi që të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë.
Megjithatë, atij do t’i duhej të mundte ish-kancelarin Rishi Sunak – dhe fushata e tij pretendon se ata tashmë e kanë kaluar atë prag.
Më parë, një aleat i Johnson tha se ish-kryeministri ka mbështetjen e “67 deputetëve”.