Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka kërkuar britanikëve që të kthehen në punë nëse munden.
Duke folur më herët gjatë një seance online për pyetjet e popullit Johnson tha që ishte “shumë e rëndësishme” që njerëzit kthehen në punë tani “nëse munden”, duke shtuar se ai dëshironte që publiku ta bënte këtë sa më “me kujdes të jetë e mundur”.
Ai tha se publiku kishte ndjekur frymën e qeverisë për të “qëndruar në shtëpi nëse ishte e mundur”, por tani është koha që të ndiqet mesazhi “kthehu në punë nëse mundesh”.
Ai tha se ishte “shumë e rëndësishme” që njerëzit përpiqen ta jetojnë jetën e tyre “më normalisht” dhe që njerëzit të ndjehen “të sigurt” për të shkuar në dyqane, restorante dhe përsëri në punë, me kusht që “të gjithë ne të ndjekim udhëzimet”./BBC