Johnson kundër referendumit për pavarësinë e Skocisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves Downing Street in London, Britain December 2, 2020. REUTERS/Toby Melville

Kryeministri britanik, Boris Johnson rikonfirmoi sot kundërshtimin e tij për një referendum tjetër për pavarësinë e Skocisë, dëshiruar shumë nga kryeministrja skoceze, e cila kërkon që Skocia, dikur e pavarur, t’i bashkohet Bashkimit Europian.

“Sipas eksperiencës time, referendumet në këtë vend nuk janë ngjarje të veçanërisht të lumtura”, deklaroi Boris Johnson për BBC duke iu referuar ndarjeve të thella të shkaktuara nga referendumi mbi Brexit në vitin 2016, fituar me 52% nga kampi i “Leave”.

“Në vitin 1975, britanikët ishin këshilluar për mbajtjen e vendit të tyre në CEE. Dyzet e një vite larg duket një “hendek i madh””, theksoi kryeministri britanik, Johnson.

Për drejtuesin konservator, referendumet duhet të autorizohen vetëm një herë në gjeneratë.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, theksoi se shpresonte që Skocia të fitonte pavarësinë dhe të mund t’i bashkohet Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Brexit ishte bërë kundër vullnetit të skocezëve.

Nëse britanikët, në tërësi votuan me 51,9% për Brexit në 2016, skocezët ishin kundër me  62% për daljen nga Bashkimi Europian./ATSH/

Share This Article