Johnson mbledh qeverinë dhe mbron planin e tij në Dhomën e Komuneve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson mblodhi qeverinë e tij për të koordinuar lëvizjet e radhës, pas prezantimit të propozimeve për një marrëveshje të divorcit me BE dhe për të garantuar një kufi të hapur post Brexit midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës.

Gjithashtu pritet që Johnson të mbrojë planin e tij nga kritikat të deputetëve të opozitës në një deklaratë për Dhomën e Komuneve dhe të fillojë një raund konsultimesh telefonike me drejtuesit e vendeve të BE-së.

Ministri për Brexit, Stephen Barclay theksoi se kontrollet doganore nga kufiri irlandez janë në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të së Premtes së Mirë 1998, që përcakton një kufi pa pengesa në Irlandë./

Share This Article