Kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar pretendimin e një shkencëtari se futja e kufizimeve të udhëtimit për të ngadalësuar përhapjen e Omicron është si “mbyllja e derës së stallës pasi kali të ketë shpëtuar”.
Kryeministri këmbënguli se Britania e Bashkuar ishte vendi i parë që ndërmori “hapa vendimtarë” në lidhje me përhapjen e Omicron.
Nga nesër, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në ishull do t’u kërkohet të bëjnë një test Covid-19 para nisjes në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e variantit Omicron.
Nigeria u shtua në listën e kuqe sot në orën 04 të mëngjesit dhe të ardhurve nga vendi afrikan tani u kërkohet të kalojnë 11 netë në karantinë.
Javën e kaluar u prezantua një kërkesë që njerëzit që hyjnë në Britaninë e Madhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ nga një test PCR pas mbërritjes, edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.
Gjatë një vizite në Merseyside kryeministri Johnson u tha gazetarëve: “Ajo që po bëjmë është t’i përgjigjemi pandemisë.
“Ne ishim vendi i parë në botë që ndërmorëm hapa vendimtarë për t’iu kundërvënë Omicron. Ne automatikisht futëm në listën e kuqe rreth 10 vende menjëherë dhe thamë se kushdo nga çdo vend në botë do të duhet të karantinojë për disa ditë’’, shtoi ai.