Johnson me deklarime të ndryshme për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas dokumenteve gjyqësore, Boris Johnson, i cili premtoi një Brexit më 31 tetor me çdo kusht, pret që të zbatojë një ligj të kohëve të fundit, që e detyron atë të kërkojë shtyrje për mungesë marrëveshjeje, gjë që ka nxitur çorientime mbi strategjinë e Londrës, ndërsa po afrohet afati.

Qeveria britanike dhe evropianët janë angazhuar në një betejë kundër kohës, për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje dhe, ka mundësi, me pasoja katastrofike, në më pak se katër javë.

“Marrëveshje e re ose asnjë marrëveshje, por jo shtyrje,” këmbënguli udhëheqësi konservator në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai nuk shpjegon se si synon ta mbajë këtë premtim pa shkelur ligjin, prandaj u akuzua se tjetër thotë në publik, e tjetër thotë në gjykatë./ATSH/

Share This Article