Johnson më i përkushtuar se kurrë që “Putin të dështojë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i tha këtë të shtunë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se ishte më i përkushtuar se kurrë për të forcuar Ukrainën.

Sipas asaj që shkruan BBC, në një telefonatë më herët gjatë ditës së sotme, Johnson tha se ai mbetet i përkushtuar për t’u siguruar që Putin të dështojë dhe se Britania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare.

“Presidenti Zelensky e informoi për luftimet e ashpra në Ukrainën lindore dhe rrethimin e vazhdueshëm të Mariupolit”, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Liderët diskutuan gjithashtu përparimin e përpjekjeve të udhëhequra nga OKB për të evakuuar Mariupolin dhe shqetësimin për të plagosurit atje.”

Në një postim në Twitter për bisedën e tij me Johnson, Zelensky tha: “Folëm për situatën në fushëbetejë dhe në Mariupolin e bllokuar. Diskutuan mbështetjen mbrojtëse për Ukrainën dhe përpjekjet e nevojshme diplomatike për të arritur paqen.”

Në fillim të këtij muaji, Johnson u takua me Zelensky-n në Kiev dhe tha se Mbretëria e Bashkuar “qëndron në mënyrë të palëkundur” me Ukrainën.

Share This Article