Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson i emërua sot zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe pas një vizite tek mbretëresha Elizabeth II, njoftoi pallati mbretëror “Buckingham”.
“Johnson pranoi ofertën e madhërisë së saj dhe i puthi dorën gjatë marrjes së detyrës si kryeministër”, shkruan pallati mbretëror në një komunikatë.
Ai do të pasojë Theresa May që u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të dështimit të saj për të aplikuar Brexit.