Johnson nis fushatën më të madhe të propagandës që nga LIIB

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson do të nisë fushatën më të madhe të propagandës qeveritare që nga Lufta e Dytë Botërore, në një përpjekje për të grumbulluar rreth vetes britanikët lidhur me Brexit, bëri të ditur gazeta ”Daily Telegraph”.

”Qeveria e re konservatore e Johnson do të shpenzojë rreth 100 milionë stërlina në reklama për tre muajt e ardhshëm si një pjesë e rëndësishme e fushatës”, sipas gazetës që citon burime të paidentifikuara qeveritare.

Ai deklaroi se kjo do të jetë “fushata më e madhe reklamuese që nga Lufta e Dytë Botërore për të përgatitur Britaninë e Madhe për një Brexit pa marrëveshje, me një fushatë të paparë marketingu me reklama në radio dhe televizion”.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, e cila do të takojë Johnsonin së shpejti, ka shkruar në rrjetin social Twitter se financimi i fushatës është “një humbje e turpshme e parave”.

Johnson ka premtuar të tërheqë Britaninë nga BE deri në datën e mbylljes së 31 tetorit, me ose pa marrëveshje.

Share This Article