Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson tha të mërkurën se ai synon ta heqë detyrimin ligjor të izolimit për njerëzit në Angli që janë pozitiv me Covid-19 kur ta prezantojë një strategji qeveritare për bashkëjetesën me sëmundjen këtë muaj.
Johnson thuajse shfuqizoi të gjitha masat epidemiologjike në Angli korrikun e kaluar dhe muajin e kaluar shfuqizoi të ashtuquajturat masa të Planit B, të vendosura përkohësisht për ta ngadalësuar përhapjen e Omicronit.
Ai tha se dëshiron të shkojë një hap më tej, i cili është pjesë e një ndryshimi në drejtimin e të mësuarit për të bashkëjetuar me Covid-19, ndaj do ta bënte vetëm rekomandim detyrimin ligjor të izolimit.
“Synimi im është të kthehem ditën e parë pas pushimit për ta paraqitur strategjinë tonë për bashkëjetesën me Covid-in”, u tha Johnson ligjvënësve, të cilët rifillojnë punën më 21 shkurt.
“Me kusht që të dhënat aktuale inkurajuese të vazhdojnë të vijnë, unë pres që ne do të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve të mbetura, duke përfshirë detyrimin ligjor për t’u izoluar”, shtoi Johnson.