Johnson nuk e përjashton mundësinë e suspendimit të ri të Kuvendit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e ndërprerjes së punës së Kuvendit për herë të dytë me radhë, nëse Gjykata Supreme vlerëson se ai e ka keqpërdorur pushtetin në rastin e parë.

Shefi i qeverisë britanike, i cili ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu la të kuptohet se nuk do të ndihej i obliguar që të japë dorëheqje në rast se drejtësia vlerëson se ai e ka mashtruar mbretëreshën lidhur me arsyet për suspendimin e punës së kuvendit.

I pyetur nëse vendimi i gjykatës kundër tij do ta bënte pozitën që mban të papërshtatshëm për të, kryeministri britanik tha: “Jo. Mendoj se arsyet për kërkimin e një fjalimi të mbretëreshës janë tepër të mira”.

Duke folur para gazetarëve në Shtetet e Bashkuara, ai gjithashtu e përjashtoi kategorikisht mundësinë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje me partinë “Brexit” në rast të zgjedhjeve të reja, duke thënë se konservatorët do të garonin për secilën ulëse.

Vendimi i Gjykatës Supreme, i cili do të kishte ndikim të madh jo vetëm për të ardhmen e kryeministrit, por edhe për të drejtën më të gjerë të gjykatave për të dhënë qëndrim lidhur me një vendim politik të qeverisë, pritet të merret të martën në orën 10 e 30 minuta sipas kohës lokale.

Johnson  vazhdimisht ka premtuar se do ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje. Sidoqoftë, qëndrimi i tij është kundërshtuar ashpër nga shumë deputetë, përfshirë edhe një pjesë të anëtarëve të partisë së tij, shkruan “The Guardian”.

Share This Article