Johnson: Nuk synojmë rrëzimin e Putin, por kthimin e gjendjes së para 24 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar në një intervistë për disa gazeta europiane, se dështimi i presidentit rus, Putin në Ukrainë, ai nënkupton rikthim në gjendjen e para 24 shkurtit si objektiv minimal. 

Kur themi që Putin duhet të dështojë nuk referojmë ngjarjet në Moskë apo në politikën ruse: nuk është ky objektivi im, duhet të jemi të qartë. Ajo çfarë dua të them është se duhet të kthehemi të paktën në status quonë e para 24 shkurtit: kjo është ajo çka kuptoj me dështim. Do të thotë që forcat e tij të dëbohen nga zonat e Ukrainës që kanë pushtuar deri më tani

është shprehur Johnson. 

Ky është një mesazh që synon të riintegrojë Moskën në një paqe të nesërme, pa implikime të brendshme politike, por që nuk dihet sesi mund të pranohet. 

Johnson ka hedhur poshtë propozimin francez për Arkitekturën e re Europiane, duke nënvizuar se Britania mbetet mbështetëse e Europës nga jashtë, një pozicion thuajse tradicional ky i Londrës. 

Share This Article