Johnson: Optimist në arritjen e një marrëveshjeje postBrexit me BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson shprehu sot optimizmin e tij në arritjen e një marrëveshjeje postBrexit me Bashkimin Europian, pavarësisht negociatave të bllokuara dhe tensioneve të krijuara nga një projektligj britanik që kthen disa nga angazhimet e ndërmarra.

“Kjo nuk është ajo që dëshiron ky vend dhe as ajo që miqtë dhe partnerët tanë në BE duan nga ne”, tha kreu konservator për një “no deal” potencialisht shkatërrues për ekonominë.

“Kjo është arsyeja pse unë jam optimist se ky nuk do të jetë rezultati i negociatave”, vazhdoi ai.

Megjithatë, Boris Johnson refuzoi të heqë dorë nga ligji, që përmbys pjesërisht angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen që rregulloi daljen e BM-së nga BE-ja në fund të janarit.

Share This Article