Johnson paralajmëron Gjermaninë dhe Francën, Brexit-i nuk ka kthim mbrapa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i thotë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, se parlamenti britanik nuk mund ta ndal Brexitin. Këtë e kanë mësuar burimet e gazetës britanike, The Sunday Telegraph.

“Këtë javë, Johnson do të udhëtojë për në Gjermani dhe Francë që të insistojë tek Macroni dhe Merkel që Parlamenti nuk mund ta ndalë Brexitin” shkruan gazeta.

“Johnson pritet që t’i thotë se ata kanë dy muaj që të pajtohen për një marrëveshje, e cila edhe sikur të mos ndodhë, Britania do të dalë” shkruan Th Sunday Telegraph..

Boris Johnson u zgjodh kryeministër i Britanisë së Madhe këtë vit. Ai ishte udhëheqësi i fushatës për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. 

Share This Article