Johnson paralajmëron lehtësim të masave kufizuese nga e hëna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka pranuar se numri i viktimave të koronavirusit në vendin e tij është i tmerrshëm, por tha se shpreson që ta fillojë lehtësimin e masave kufizuese nga e hëna e javës së ardhshme.

Shefi i qeverisë britanike u kthye për të raportuar në Dhomën e Ulët për herë të parë që nga shërimi prej koronavirusit dhe u përball me kryetarin e Partisë Laburiste në opozitë, Sir Keir Starmer.

Laburisti Starmer e akuzoi kryeministrin Johnson për punë të dështuar të qeverisë në luftën kundër koronavirusit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, mjekët britanikë të mërkurën kërkuan hetim publik për trajtimin që ia ka bërë qeveria pandemisë për të zbuluar pse ky shtet është më i godituri në Evropë nga sëmundja e re.

Sidoqoftë, kryeministri tha se nga e hëna mund të fillohet me lehtësimin e masave, nëse të dhënat shkencore dëshmojnë se përhapja e sëmundjes është vënë nën kontroll në masë të mjaftueshme.

Ai pritet të njoftojë për rregullat e reja të distancimit social këtë të enjte dhe më pas t’i drejtohet popullit përmes një fjalimi të dielën në mbrëmje.

Share This Article