ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  13 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  14 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  14 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 14 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 14 hours ago
Next
Prev
Home UK

Johnson paralajmëron mundësinë e ndarjes pa ujdi nga BE-ja

albnews by albnews
10 December, 2020
in UK
0
Johnson paralajmëron mundësinë e ndarjes pa ujdi nga BE-ja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Duhet të jemi shumë, shumë të qartë se ekziston tani një mundësi shumë e fuqishme, e përsëris, shumë e fuqishme që do të kemi një zgjidhje pak a shumë sikurse ajo e marrëdhënieve australiane me BE-në, apo si ajo kanadeze me BE-në”, ka thënë Johnsoni. “Nuk do të thotë se kjo është një gjë e keqe”.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë të enjten se ekziston “një mundësi e fuqishme” që Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian të dështojnë në sigurimin e garancive të nevojshme për tregtinë e lirë pas përfundimit të vitit, një gjasë kjo që ka peshuar rëndë mbi funtin britanik si rrjedhojë e rrezikut të shtuar për ekonominë.

Blloku evropian dhe Britania kanë përplasje të thella lidhur me të drejtat për peshkim dhe për çështjet e tjera ekonomike, përkundër bisedimeve disamujore rreth marrëveshjes së re tregtare që do ta mbante tregtinë e lirë me vlerë prej trilionë dollarëve larg tarifave apo kuotave, duke nisur nga viti 2021.

RelatedPosts

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Britani e Madhe: Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve

Armëpushimi i Krishtlindjeve që ndaloi Luftën e Parë Botërore

“Duhet të jemi shumë, shumë të qartë se ekziston tani një mundësi shumë e fuqishme, e përsëris, shumë e fuqishme që do të kemi një zgjidhje pak a shumë sikurse ajo e marrëdhënieve australiane me BE-në, apo si ajo kanadeze me BE-në”, ka thënë Johnsoni. “Nuk do të thotë se kjo është një gjë e keqe”.

BE-ja, blloku më i madh tregtar në botë që përthekon 27 vende dhe 450 milionë konsumatorë, nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Australinë.

Nën një skenar të tillë, Britania si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë do të përballet me barriera tregtare të BE-së brenda tre javësh, kur e përmbyll periudhën transitore pas kompletimit të Brexit-it.

Johnsoni dhe shefja ekzekutive e BE-së, Ursula von der Leyen, nuk kanë arritur që t’i kapërcejnë ndasitë e vazhdueshme gjatë një takimi të darkës në Bruksel, të mërkurën.

Teksa ata u kanë ofruar kohë shtesë negociatorëve të tyre për konkretizimin e një marrëveshjeje dhe kanë deklaruar se do të vendosin për hapat e radhës deri në fund të javës, blloku ka shpalosur gjatë së enjtes planet për finalizimin e marrëdhënieve tregtare pas mesnatës së 31 dhjetorit.

Një veprim të tillë blloku e ka ndërmarrë si pasojë e drojës se vitin e ardhshëm mund të ketë kaos në trafikun ajror, atë rrugor dhe hekurudhor meqë bisedimet ndërmjet Londrës dhe Brukselit rrezikojnë të përfundojnë pa rezultat konkret.

Komisioni Evropian ka propozuar që Britania dhe BE-ja të vazhdojnë të ofrojnë qasje reciproke në ujërat për peshkim edhe një vit pas përfundimit të Brexit-it, me qëllim që të ulen tensionet që kanë shoqëruar negociatat për të ardhmen e raporteve tregtare. Britania i ka thënë më parë bllokut evropian se ka bërë lëshime të theksuara për të dalë prej rrugës pa krye të negociatave. Brexit-i është finalizuar zyrtarisht në janar, ndërsa sipas marrëveshjes së fazës transitore, Britania do të mbetet pjesë e tregut të përbashkët dhe doganave evropiane vetëm deri në fund të vitit.

Pa një marrëveshjeje të pas Brexit-it, udhëtarëve britanikë do të mund t’u ndalohet hyrja në vendet e BE-së, duke filluar nga 1 janari, pasi rregullat e udhëtimit që ndërlidhen me të qenit pjesë e BE-së skadojnë. Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë. Kjo nënkupton që hyrja në BE do të bazohet më pas vetëm për udhëtime esenciale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result