Kryeministri britanik Boris Johnson, deklaroi se synon të përfundojë Brexit-in, tre vjet e gjysmë pasi Britania e Madhe votoi të largohej nga BE, me një votim në parlament.
Johnson do të paraqesë projektligjin e Marrëveshjes së Tërheqjes me BE-së në Dhomën e Komuneve, në votimin e parë të madh që kur konservatorët fituan zgjedhjet e parakohshme javën e kaluar.
Projektligji forcon premtimet zgjedhore të Johnson-it që Brexit të fillojë zyrtarisht më 31 Janar dhe të negociojnë një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE-në deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Sot do të përmbushim premtimin që i bëmë popullit dhe të përfundojmë votimin e Brexit-it për krishtlindje”, deklaroi Johnson para votimit.
Ai shtoi se kalimi i këtij projektligji do të paralajmërojë fillimin e një agimi të ri për vendin.