Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të prezantojë një plan të ri për daljen e Britanisë së Madhe nga bllokimi aktual si pasojë e koronavirusit.
Johnson theksoi se dëshironte të largohet ngabllokimi në një mënyrë të kujdesshme por të pakthyeshme.
”Banorët e azileve të pleqve do të jenë në gjendje të kontaktojnë me vizitorët duke filluar nga 8 Marsi”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
Shkollat gjithashtu pritet të rihapen atë ditë.
Për të lehtësuar më tej, njerëzit nga dy familje duhet të jenë në gjendje të takohen jashtë dhe të marrin pjesë edhe në aktivitete sportive si golf e tenis.