Kryeministri britanik, Boris Johnson, u shpreh me bindje të plotë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të dështojë në pushtimin e Ukrainës. Ai akuzoi ushtrinë ruse se po përdor taktika barbare kundër civilëve dhe fëmijëve në Ukrainë.
“Vladimir Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm duke bombarduar blloqe kullash, lëshuar raketa në blloqe kullash, për të vrarë fëmijë, siç po shohim në numër në rritje… Jam plotësisht i bindur, më shumë se kurrë më parë, teksa ky konflikt i tmerrshëm përparon, Putin do të dështojë. Besoj se Putin do të dështojë dhe ne do të kemi sukses në mbrojtjen dhe ruajtjen e një Ukraine sovrane, të pavarur dhe demokratike”, tha Johnson.