Johnson: Rreth 90% e pacientëve në kujdesin intensiv, pa doza përforcuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 90 për qind e pacientëve me koronavirus, të shtrirë në kujdes intensiv, nuk kanë pasur doza përforcuese të vaksinës, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, teksa mbrojti vendimin e tij që të mos shtrëngojë masat kundër pandemisë në Angli.

Duke folur nga një qendër vaksinimi, Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të marrin dozat përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, duke thënë se shumica e rasteve aktuale në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese.

“Kam biseduar me mjekët që thonë se rreth 90 për qind e personave në kujdesin intensiv nuk kanë doza përforcuese”, tha Johnson.

Ai paralajmëroi se ata që nuk janë vaksinuar “kanë tetë herë më shumë gjasa që të hospitalizohen”.

Mbretëria e Bashkuar është goditur rëndë nga varianti i ri Omicron dhe Anglia dhe Uellsi kanë regjistruar numër rekord të rasteve më 28 dhjetor.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 148,021 viktima, që është numri më i lartë i regjistruar nga ndonjë shtet në Evropë.

Mbi 32.5 milionë qytetarë kanë marrë doza përforcuese, tha kryeministri Johnson. /Rel

Share This Article