Johnson synon t’i bllokojë shtyrjet e reja të Brexit-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike pritet ta fusë një nen shtesë në projektligjin për Brexit-in në mënyrë që ligjërisht t’ia ndalojë kuvendit mundësinë e shtyrjes së këtij procesi përtej fundit të vitit të ardhshëm.

Periudha kalimtare e Brexit-it, e cila është paraparë të përfundojë në dhjetor të vitit 2020, me legjislacionin e tanishëm mund të shtyhet me marrëveshje të dyanshme deri në dy vjet.

Megjithatë, projektligji i ndryshuar nga qeveria, i cili pritet të votohet këtë javë në Dhomën e Ulët, do t’i përjashtonte të gjitha shtyrjet e reja të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Analistët thonë se ky ndryshim i ka rritur gjasat për largimin e vendit nga BE-ja pa marrëveshje tregtare me bllokun.

Ministri në hije për Brexit-in, Sir Keir Starmer, tha se veprimi i qeverisë është i pamatur dhe i papërgjegjshëm dhe se kryeministri Johnson po përgatitet që t’i rrezikojë vendet e punës.

Pritet që qeveria ta dërgojë projektligjin në kuvend të premten e kësaj jave. Pas sigurimit të një shumice prej 80 votash në zgjedhjet e këtij muaji, kryeministri Johnson besohet se do ta arrijë qëllimin e tij për miratimin e legjislacionit për Brexit-in në kuvend, shkruan “BBC”.

Share This Article