Johnson u shërben drekën e Krishtlindjeve trupave britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi sot bazën ushtarake pranë Tapës, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin, ku u shërbeu trupave britanike drekën e Krishtlindjeve, me gjel deti dhe puding Jorkshajëri, njoftoi BBC.

Të paktën 850 trupat britanike atje përfaqësojnë dislokimin më të madh operativ britanik në Evropë.

Mes të tjerash, Johnson nënvizoi impenjimin britanik përballë NATO-s dhe ruajtjen e kufirit lindor të Estonisë me Rusinë.

“Pas pak ditësh, të gjithë në atdhe do të festojnë Krishtlindjet me familjet, ndërkohë që ju jeni këtu, shumë larg dhe në një vend të ftohtë. Por, ajo që po bëni është pabesueshmërisht e rëndësishme, sepse është arsyeja për të cilën të gjithë në vendin tonë mund t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe dhe siguri”, deklaroi Johnson.

Downing Street tha se Johnson ishte takuar edhe me homologun e tij estonez, Juri Ratas./ATSH/ 

Share This Article