Johnson: Ukraina të mos shtyhet për të pranuar marrëveshje të keqe me Rusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk duhet të jetë nën presion nga fuqitë botërore për të pranuar një marrëveshje të keqe paqeje me presidentin rus, Vladimir Putin, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Duke folur të martën në një takim me ministrat e kabinetit, një ditë pasi i mbijetoi një votëbesimi në udhëheqjen e tij, Johnson tha se marrëveshjet e këqija të paqes nuk zgjasin, shkruan BBC-ja të martën.

“Ai tha se bota duhet të shmangë çdo rezultat ku agresioni i pajustifikuar i Putinit duket se ka dhënë rezultat”, ka thënë zëdhënësi i Johnsonit.

Sekretarja e jashtme, Liz Truss, tha gjithashtu në mbledhjen e kabinetit se Londra po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, shtoi zëdhënësi.

Qeveria e Ukrainës tha më parë se nuk do të binte dakord për një marrëveshje armëpushimi me Rusinë që marrjen e territorit.

Share This Article