Johnsonit i bëjnë thirrje që të japë dorëheqje pasi mori pjesë në gosti gjatë bllokimit në vitin 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 9: Prime Minister Boris Johnson attends a virtual press conference at Downing Street on September 9, 2020 in London, England. As from Monday September 14, people in England will only be allowed to socialise in groups of six or less people following the announcement from the Prime Minister. This is to help curb the recent rise in Coronavirus cases. (Photo by Stefan Rousseau- WPA Pool/Getty Images)

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me thirrje nga konservatorët e vjetër për të dhënë dorëheqje pasi e pranoi se kishte marrë pjesë në një gosti gjatë të bllokimit.

Sipas BBC, Johnson ka kërkuar falje për mënyrën e se si e trajtoi eventin në kopshtin e Downing Street në vitin 2020, dhe tha se e kuptonte “zemërimin” e publikut mbi këtë.

Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, mbështetën Johnsonin.

Por, udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe deputetët William Wragg, Caroline Nokes dhe Roger Gale i bënë thirrje atij që të japë dorëheqje.

Johnson ka kërkuar falje për pjesëmarrjen në festën që u organizua në kopshtin e Downing Street, më 20 maj të vitit 2020, derisa britanikët e kishin të ndaluar të mblidheshin për shkak të kufizimeve të rrepta të coronavirusit.

Në fillim të seancës javore të “Pyetjeve të Kryeministrit”, Johnson tha se ai mori pjesë në mbledhje për 25 minuta para se të hynte brenda për të punuar. Ai tha se besonte se mbledhja ishte një ngjarje pune. 

Share This Article