Pas ekzekutimit të himnit të flamurit në sheshin para Kryeministrisë, Jola Hysaj deklaroi se jetojmë në një Shqipëri ku, si në komunizëm, cënohen të drejtat themelore të njeriut, e drejta e jetës, e drejta e mendimit ndryshe.
“Të dashura motra, nëna e bija të Shqipërisë! Kur tri prej nesh përfunduan në plumba para dy ditësh, të gjitha e keni ndjerë veten të pambrojtura dhe të rrezikuara. Me dhimbje e pohoj, se sot po kaloni ditët më të vështira për familjet, për fëmijët, për të ardhmen e tyre, madje edhe për sigurinë e jetës tuaj …
Dua t’u shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të tri grave që u vranë mizorisht.
Mund të mos jetë sot dita për të diskutuar për fajtorët, por një gjë është e sigurt: klimën e pasigurisë e të terrorit në vend e mbjellin bandat dhe shoqnitë e këtij zotërisë që banon, part-time, në ndërtesën ngjitur.
Ajo që lexohet në mijëra sy është trishtimi; njerëz që s’dinë a arrijnë ta mbyllin dot muajin, me pagën më të ulët në Ballkan; të pastrehë që shohin nga qielli dhe Zoti, pasi kanë mbetur mes 4 rrugëve nga i ashtuquajturi Rindërtim.
Jetojmë në një Shqipëri ku, si në komunizëm, cënohen të drejtat themelore të njeriut, e drejta e jetës, e drejta e pronës, e drejta e mendimit ndryshe.
Në një Shqipëri ku anormalja është kthyer në normalitet dhe shpopullimi në një Big Brother ku të gjithë e shohin dhe qeshin, duke e marrë për shaka. Në një Shqipëri ku pas çdo skandali del një tjetër dhe më i madh, dhe ku Populli duhet të heshtë. Ka shumë nga ata që pyesin se ku është Partia Demokratike sot?
Ja ku jemi, me mijëra, në këmbë, të palodhur, pa frikë, përballë regjimit, me një besë të lidhur se, as opozita dhe as Shqipëria nuk shiten, nuk blihen dhe nuk merren peng.
Forca nuk matet me muskuj, besimi nuk thyhet dot nga ai, apo ata, që nuk besojnë në asgjë. Forca jonë është besimi se vetëm duke refuzuar të keqen, Shqipëria do të bëhet më e mirë. Te puna për të bërë më të mirën për vendin e fëmijëve tanë.
uke iu parë të gjithëve sot këtu, besoj fort se ne jemi njerëzit që mes lirisë dhe nënshtrimit – zgjedhin betejën; mes aktivistit dhe patronazhistit – zgjedhin votën e lirë; mes të mirës dhe të keqes zgjedhin të mirën e Shqipërisë.
Shqipëria është e mira e jonë e përbashkët! Asnjë hap pas në rrugën që kemi zgjedhur! Edhe pse nuk është e lehtë, e mira fiton mbi të keqen dhe besimi mbi dorëzimin.
Triumfi do të ketë emrin e gjithsecilit prej jush që jeni sot në shesh, triumfi do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës, i cili nga shitblerës non gratash është kthyer në non grata pa kthim”, theksoi Jola Hysaj,