Jola Hysaj: Suksese të gjithë nxënësve, të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Jola Hysaj

Suksese të gjithë nxënësve në nisjen e vitit të ri shkollor, Në vecanti të gjithë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, sepse janë ata që e përjetojnë me më shumë emocione këtë ditë të rëndësishme në shkollimin e tyre.

Urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm shkojnë dhe për të gjithë mësuesit dhe drejtorët e shkollave.

🎯 Me keqardhje duhet të pranojmë se të dhënat e Cens 2023 kanë zbuluar se numri individëve +6 vjeç që ndjekin arsimin parauniversitar ishte 317,213 nxënës, teksa në të njëjtin vit shkollor (2023-2024) INSTAT, referuar Ministrisë së Arsimit, raportoi se arsimin parauniversitar +6 vjeç e ndiqnin 349,827 nxënës.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin nga klasa e parë deri në përfundim të shkollës së mesme ishte rreth 27 mijë nxënës më pak ose 9.3% më i ulët se sa shifra zyrtare që është referuar në fillimin e vitit akademik.

Të dhënat e Cens 2023 kanë treguar rënie drastike të numrit të nxënësve në shkolla. P.sh., INSTAT referoi se në vitin akademik 2023-2024 e ndiqnin arsimin 9-vjeçar mbi 258 mijë nxënës, ndërsa sipas Cenc 2023 ky nivel arsimor ndiqej nga rreth 231 mijë nxënës.

Kjo është DRAMA më e madhe që po i ndodh arsimit dhe vendit tonë📚🇦🇱

Është koha të marrim frerët e fatit të vendit tonë në dorë, është koha të ndryshojmë këtë qeverisje më shpejt se kurrë më parë.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10227406427679172&id=1016460380&rdid=IYKDW8pPzNhG6fjz
Share This Article