Jonhnson premton ulje taksash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson premtoi një sërë ulje taksash për kompanitë, në një fjalim që pritet të mbajë sot në konferencën e CBI-së, organizata më e madhe e punëdhënësve në Britaninë e Madhe, mes fushatës për zgjedhjet legjislative dhe dy muaj nga data e parashikuar e Brexit.

Në këtë fjalim, kreu i qeverisë pranon se pjesa më e madhe e drejtuesve të kompanive të mëdha nuk dëshirojnë Brexit, por tashmë shqetësimi i tyre kryesor është t’i jepet fund me pasigurinë e një procesi pafund për daljen nga Bashkimi Europian.

Ai premtoi në rast fitoreje në zgjedhjet e 12 dhjetorit një ulje të taksave mbi kompanitë. Një ulje të taksave për punëdhënësit. Kontributi për sigurimin shëndetësor do të ulet për më shumë se një gjysmë milioni punonjës”, sipas pjesëve të fjalimit të tij./ 

Share This Article