Jonida Maliqi kualifikohet në finale të Eurovisonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovisonit, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

Jonida Maliqi këndoi në shqip këngën përfaqësuese për Shqipërinë para miliona njerëzve.

Bashkë me Shqipërinë, mbrëmjen e sotme në përfundim të votimit u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.

Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer.

E veshur si një mbretëreshë ilire, Jonida Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.

Share This Article