Jordania kap një ton me “kokainën e të varfrit” në kufirin me Iranin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jordania ka kapur një ton me pilula amfetamine që po hynin kontrabandë në ngarkesën me marmalatë hurmash Arabie në kufirin me Iranin.

6 milionë pilula të drogës së quajtur Captagon u gjetën brenda dy mauneve frigoriferike, raporton “BBC”. Sipas Shërbimit të Doganave në Jordani, kjo është një nga ngarkesat më të mëdha të kapura ndonjëherë.

Captagon, e quajtur ndryshe si “kokaina e të varfrit” prodhohet në sasi të mëdha në Siri, ku lufta që vijon prej dekadash e ka kthyer në një narkoshtet. Në kulmin e luftës, grupet militante furnizonin me drogë ushtarët, e cila shpesh përziehet me kafeinë, për t’i nxitur kurajën.

Me rritjen e varfërisë, shumë qytetarë sirianë janë përfshirë në këtë tregti, e cila tashmë vlen më shumë se çdo eksport i ligjshëm. Pavarësisht mohimeve nga qeveria siriane, shumë raportime kanë lidhur figura të rëndësishme të vendit nga fushat e biznesit apo ushtrisë me prodhimin dhe shpërndarjen e Captagon.

Amfetamina kontrabandohet në vendet fqinjë si Jordania dhe Libani. Destinacioni përfundimtar janë shtetet e Gjirit Persik ku ka një treg të madh. Detajet se ku do të shitej apo sa persona janë arrestuar nuk janë bërë ende të ditura.

Share This Article