Ka përfunduar rrugëtimi i bukuroshes Jori Delli në spektaklin e famshëm Big Brother VIP Albania.
Ajo rezultoi më pak e votuara nga televotimi javor, ku të nominuar ishin edhe: Kristi Dragot, Nita Latifi, Qetësori dhe Deamishel.
Jori la shtëpinë vetëm pak ditë para finales së madhe të këtij spektakli e cila do të mbahet më 6 maj.
Ajo është shquar si një prej banoreve më të qeta dhe tërheqëse, e cila ka ditur të bëjë për vete shikuesit e këtij programi për javë të tëra.
Big Brother VIP Albania ka deri më tani si finalistë të konfirmuar këngëtarin Luiz Ejlli dhe artisten e makijazhit, Efi Dhedhes.
Mbetet të shihet se kush do të jenë edhe dy emrat tjerë që do t’iu bashkangjiten këtyre dy finalistëve.