Jori Delli, sapo konfirmoi lidhjen me reperin e njohur italian?!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajmi se Jori Delli ka nisur një histori dashurie me reperin e njohur italian Fred de Palma, qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Fotot misterioze që De Palma ka postuar gjatë këtyre ditëve në llogarinë e tij “janë hetuar” nga mediat e të dy vendeve derisa u kuptua se të gjitha detajet të çonin te Jori.

Ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother 2”, duket se e ka konfirmuar lajmin për këtë romancë të re. Në llogarinë e saj në Instagram, modelja shqiptare ka postuar një video nga një koncert i Fred de Palma-s. Duke kënduar mes të tjerash, De Palma dëgjohet të thotë “e dashura ime është shqiptare”.

Pa thënë asgjë më shumë, por një emoji duke qeshur, flamuri shqiptar dhe një zemër e kuqe janë detaje që mjaftojnë për të konfirmuar atë që po ndodh mes Jorit dhe këngëtarit italian.

foto galeri
Share This Article