• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Jorida Tabaku: Nuk ka model ekonomik që e shpjegon atë që po ndodh me zhvlerësimin e euros në Shqipëri

Jorida Tabaku: Nuk ka model ekonomik që e shpjegon atë që po ndodh me zhvlerësimin e euros në Shqipëri

by albnews
15 January, 2024
in Albania
0
51
VIEWS

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se një ekonomi që nuk ka asnjë shenjë zhvillimi në sektorët e saj kryesor nuk mund të prodhojë mirëqenie për familjet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate shprehet se një ekonomi që nuk fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe sipërmarrjes përmes tregut të lirë dhe konkurrencës do të krijojë një flluskë që do të shkatërrojë tregun dhe të ardhurat e familjeve.

“Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që sot po mbitaksohet! Kemi qënë shumë vonë në cdo gjë, por sot na duhet ta ndërtojmë të ardhmen”– shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i Jorida Tabakut

Shqipëria në Kërkim të Modelit Ekonomik të Humbur: Zhvlerësimi i Euros dhe Rruga Drejt Ndërhyrjes

Nuk ka model ekonomik që e shpjegon atë që po ndodh me zhvlerësimin e euros!

Sot bota po ndryshon shpejt, sfidat nuk janë më të njëjtat. Por duket se në Shqipëri gjërat ndryshojnë o shumë ngadalë ose për keq.

Integrimi Europian duhet të ishte promotori kryesor për të ndryshuar situatën në Shqipëri e duhej përdorur qoftë për reforma gjithëpërfshirëse, sociale dhe ekonomike. Por kjo fatkeqësisht nuk po ndodh duke thelluar hendekun tonë me vendet e BE dhe rajonit në të ardhurat për frymë, pagën mesatare, fuqinë blerëse dhe rritjen ekonomike. Duke e dobësuar ekonominë aq sa ajo nuk është më aspak reziliente.

Të gjitha shkaqet që kanë prodhuar këtë hendek të madh lidhen me një sistem ekonomik të ngritur që po dëmton jashtëzakonisht shumë mundësitë tona si vend për të shfrytëzuar pasuritë tona kombëtare. FMN thotë që standarti i jetesës dhe produktiviteti sot nuk ndryshojnë pavarësisht mundësive në reformat financiare që ofron procesi i integrimit. Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë që reflektohet më së pari në mbledhjen e të ardhurave që mbetet në 26,7 përq të PBB por dhe të dhënat e konsumit në rënia me 0,53% në muajt më aktivë të turizmit. Pengesat që vijnë prej mangësive në qeverisje dhe në zbatimin  ligjit (lexo korrupsion) si dhe në hapësirat e jashtëzakonshme dhe mangësitë që ka sot tregu i punës nga gratë e të rinjtë refletoktojnë për një forcë pune në vjetrërim, por dhe jo novatore. Të gjitha së bashku janë kërcënime reale për rritjen dhe pengojnë ekonominë të rritet. Dhe sfida kryesore dhe reale që ndihet sot në ekonomi është vjetërimi i forcës së punës si rezultat i migracionit të lartë të punonjësve tashmë të kualifikuar.

Këto sfida të reja do të donin që ekonomia të ishte përshtatur me kohë dhe të ndryshonte duke investuar së pari në njerërzit e së dyti në dije e teknologji. Ndërkohë që ekonomia është akoma tek pentium 2, që përpiqet të mbijetojë me skema pastrimi paraje që zhvlerësojnë euron dhe prodhojnë një ekonomi hibride aspak të fortë për familjet. Nuk ka model ekonomik në botë thotë FMN që shpjegon se çfarë po ndodh me zhvlerësimin e Euros, e nuk ka vend as për mburrje e as lavdërim, përkundrazi sot duhen masa reale për ndikimin që ka zhvlerësimi i Euros. Nuk e shpjegon as turizmi, as remitanca, as struktura e ekonomisë, nuk ka asnjë arsye ekonomike, logjike a tregu që e shpjegon.

Eksportet tona po vuajnë nga zhvlerësimi i euros, ndërkohë që qeveritë nuk kanë pasur largpamësinë për të krijuar një model ekonomik i cili ecën me të ardhmen e i përshtatet sfidave të së ardhmes, atëherë duhen trajtuar problemet që ka ky model sot. Nqs nuk kemi investuar në dije dhe në teknologji, atëherë do kemi një krah pune të pakualifikuar e avantazh koston e krahut të punës, nqs nuk zvogëlojmë hapësirën në paga, në të ardhura për frymë në cilësi jete do të vazhdojmë të numërojmë shqiptarët që largohen e bëhen statistikë.

Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që sot po mbitaksohet! Kemi qënë shumë vonë në cdo gjë, por sot na duhet ta ndërtojmë të ardhmen!

Previous Post

Vasili reagon pas raportit të OBSH: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve. Shëndetësia falas ka qenë dhe do të mbetet mashtrim

Next Post

“Tirana toksike e Veliajt, kullat asgjësojnë fushat sportive”

albnews

albnews

Related Posts

Farage paralajmëron riatdhesimin e shqiptarëve me precedent penal
Albania

Farage paralajmëron riatdhesimin e shqiptarëve me precedent penal

21 July, 2025
EMRI/ Arrestohet vëllai i deputetit të PS në Elbasan
Albania

EMRI/ Arrestohet vëllai i deputetit të PS në Elbasan

21 July, 2025
Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora!
Albania

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora!

21 July, 2025
Next Post
“Tirana toksike e Veliajt, kullat asgjësojnë fushat sportive”

“Tirana toksike e Veliajt, kullat asgjësojnë fushat sportive”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autobusi me dy kate përplaset me urën në Manchester, çatia fluturon në ajër, 15 të plagosur

Autobusi me dy kate përplaset me urën në Manchester, çatia fluturon në ajër, 15 të plagosur

21 July, 2025
Farage paralajmëron riatdhesimin e shqiptarëve me precedent penal

Farage paralajmëron riatdhesimin e shqiptarëve me precedent penal

21 July, 2025
Gruan nga British Columbia e ‘bombardojnë’ me telefonata për shkak të një gabimi të shtypur në një bluzë, që shihet fotografia e maces së zhdukur

Gruan nga British Columbia e ‘bombardojnë’ me telefonata për shkak të një gabimi të shtypur në një bluzë, që shihet fotografia e maces së zhdukur

21 July, 2025
Sezonin e fundit u regjistruan 1800 arrestime, njihuni me klubin me tifozët më huliganë në Angli

Sezonin e fundit u regjistruan 1800 arrestime, njihuni me klubin me tifozët më huliganë në Angli

21 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5195 shares
    Share 2078 Tweet 1299
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2597 shares
    Share 1039 Tweet 649
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1986 shares
    Share 794 Tweet 497
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1882 shares
    Share 753 Tweet 471
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1726 shares
    Share 690 Tweet 432
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM