Sports
Jose Mourinho ka marrë 108 milionë euro kompensim nga shkarkimet nga puna
Trajneri portugez, Jose Mourinho u shkarkuar sot (e premte) nga Fenerbahce dhe tashmë ka çuar mbi 100 milionë euro kompensimin nga klubet që i kanë ndërprerë kontratat.
Sipas gazetës portugeze Record, Jose Mourinho ka fituar mbi 100 milionë euro kompensim nga shkarkimi i tij gjatë karrierës si trajner.
Raporti i kësaj gazete thotë se shuma totale e kompensimit që trajneri ka marrë nga klubet është 108 milionë euro.
Shkarkimi më i fundit i Mourinhos ishte nga Fenerbahçe, me kompensimin për ndërprerjen e kontratës që thuhet se është caktuar në 15 milionë euro.
Kjo shënon herën e shtatë që ai shkarkohet gjatë karrierës së tij si trajner.
Klubet që i kanë paguar kompensimin teknikut portugez përfshijnë Chelsean (dy herë), Real Madridin, Manchester Unitedin, Tottenhamin dhe Romën.
Bota
Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Tapia, rrezikon burgun
Sistemi i drejtësisë argjentinase ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj presidentit dhe financierit të Federatës së Futbollit Argjentinas (AFA), Claudio “Chiqui” Tapia dhe Pablo Toviggino, në një hetim mbi kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave të tjera. Procedurat rrjedhin nga një ankesë e paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave (DGI) dhe kanë të bëjnë me taksa të papaguara që arrijnë në total mbi 19 miliardë peso, ekuivalente me afërsisht 13 milionë dollarë, gjatë dy viteve të fundit.
Parregullsitë e supozuara kanë të bëjnë me mbajtjet e TVSH-së, taksën mbi të ardhurat dhe kontributet e pensioneve midis marsit 2024 dhe shtatorit 2025. Ligji argjentinas parashikon dënime me burg nga dy deri në gjashtë vjet për këto vepra penale. Sipas prokurorisë, duke pasur parasysh dimensionin financiare të AFA-s dhe shumën e diskutuar, hetimi mund të shtrihet edhe tek anëtarët e tjerë të bordit drejtues. Ky është i pari nga tre hetimet e hapura ditët e fundit që përfshijnë menaxhmentin e lartë të federatës së futbollit.
Hetimet e tjera kanë të bëjnë me parregullsi të dyshuara financiare që lidhen me kompaninë Sur Finanzas dhe blerjen e një prone luksoze në provincën e Buenos Aires. Nga ana e saj, AFA ka mohuar akuzat, duke denoncuar një “sulm të koordinuar” nga qeveria e Presidentit Javier Milei. Përballja mes palëve vazhdon për më shumë se një vit dhe është nxitur nga plani i qeverisë për të futur modelin e shoqërisë aksionare në futboll, një propozim deri më tani i refuzuar nga AFA dhe shumica e klubeve.
Sports
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Atij i bashkohen Kilie Mbappe dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë. Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro) janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro). Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave. Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:
Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro
Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro
Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro
Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro
Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro
Pedri (Barcelona): 140 milionë euro
Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro
Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro
Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë
Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë
Bota
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Zi në Spanjë, teksa ka ndërruar jetë Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B. Martin humbi jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Ata po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin.
Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar, ishin ndër fatlumët që u shpëtuan. Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Fernando Martín, trajner i Valencia CF Femenino B, dhe tre fëmijëve të tij, pas një aksidenti tragjik detar në Indonezi, siç është konfirmuar nga autoritetet lokale. Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e plotë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.”
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania12 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania12 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania13 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK12 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova14 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota12 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
